2 Pjetrit 3:7-9
2 Pjetrit 3:7-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ky qiell e kjo tokë ruhen nga e njëjta fjalë, për t'u shkatërruar me zjarr kur të vijë dita e gjykimit dhe e shkatërrimit të të pafeve. Edhe këtë gjë mos e harroni, fort të dashur, se për Zotin një ditë është si një mijë vjet dhe një mijë vjet janë si një ditë. Zoti nuk e vonon premtimin, siç mendojnë disa, por është i duruar me ju, sepse nuk dëshiron që ndokush të humbasë, por dëshiron që të gjithë të kthehen në pendim.
2 Pjetrit 3:7-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
ndërsa qiejt dhe dheu i sotshëm janë ruajtur nga e njëjta fjalë për zjarrin, të rezervuar për ditën e gjyqit dhe të humbjes së njerëzve të pabesë. Por, shumë të dashur, mos harroni këtë gjë: se për Zotin një ditë është si një mijë vjet, dhe një mijë vjet si një ditë. Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij, siç disa besojnë që ai bën; por është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim.