2 i Mbretërve 1:13
2 i Mbretërve 1:13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Mbreti dërgoi për herë të tretë një tjetër kryepesëdhjetës me pesëdhjetë luftëtarë. Kreu i tretë i njësisë ushtarake shkoi tek Elia, ra në gjunjë para tij dhe iu përgjërua me këtë fjalë: «O njeri i Perëndisë, të lutem të të vijë keq për jetën time dhe për jetën e këtyre pesëdhjetë shërbëtorëve të tu.
2 i Mbretërve 1:13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Mbreti dërgoi edhe një kapiten të tretë pesëdhjetësheje me pesëdhjetë njerëzit e tij. Ky kapiten i tretë pesëdhjetësheje u ngjit dhe shkoi e u shtri para Elias, duke e lutur: "O njeriu i Perëndisë, të lutem, jeta ime e këtyre pesëdhjetë shërbëtorëve të tu qofshin të çmuara në sytë e tu!