1 i Samuelit 7:2-4
1 i Samuelit 7:2-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Gjatë gjithë kohës që arka qëndroi në Kirjat Jearim, dhe ajo qëndroi aty për një kohë të gjatë, njëzet vjet, tërë shtëpia e Izraelit i përgjërohej ZOTIT. Atëherë Samueli i tha tërë shtëpisë së Izraelit: «Nëse doni të ktheheni me gjithë zemër drejt ZOTIT, hiqini prej mesit tuaj perënditë e huaja dhe Ashtarotën. Përkushtojuni me zemër ZOTIT, shërbejini vetëm atij e ai do t'ju shpëtojë prej dorës së filistinëve». Izraelitët i hoqën Baalët e Ashtarotën dhe i shërbyen vetëm ZOTIT.
1 i Samuelit 7:2-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Shumë kohë kishte kaluar nga dita që arka ishte vendosur në Kiriath-Jearim; kishin kaluar njëzet vjet dhe tërë shtëpia e Izraelit i ankohej Zotit. Atëherë Samueli i foli tërë shtëpisë së Izraelit, duke thënë: "Në rast se ktheheni tek Zoti me gjithë zemër, hiqni nga gjiri juaj perënditë e huaja dhe Ashtarithin dhe mbani zemrën tuaj tek Zoti dhe Kështu bijtë e Izraelit hoqën mënjanë Baalët dhe Ashtarothët dhe i shërbyen vetëm Zotit.