1 i Samuelit 14:1-6
1 i Samuelit 14:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Një ditë, Jonatani, biri i Saulit, i tha armëmbajtësit të vet: «Eja të shkojmë te fushimi filistin në anën tjetër». Ai nuk i tregoi të atit. Sauli qëndronte në rrethinat e Gibeahut, nën pemën e shegës në Migron. Me të ishin gjashtë mijë veta. Edhe Ahijahu, biri i Ahitubit, vëllai i Ikabodit, birit të Finehasit, të birit të Eliut, priftit të ZOTIT në Shiloh, ishte atje veshur me efod. Ushtria nuk e dinte se Jonatani kishte ikur. Vendkalimi për te fushimi filistin, ku mendonte të kalonte Jonatani, kishte nga një shkëmb të thepisur në të dyja anët. Njëri shkëmb quhej Bocec e tjetri Seneh. Njëri ngrihej në veri, kundruall Mikmasit, tjetri në jug, kundruall Gebës. Jonatani i tha armëmbajtësit: «Eja të shkojmë te fushimi i këtyre të parrethprerëve. Ndoshta ZOTI do të na përkrahë, sepse për ZOTIN fitorja nuk është e pamundur, në jemi shumë a pak».
1 i Samuelit 14:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Një ditë ndodhi që Jonathani, bir i Saulit, i tha shqytarit të tij të ri: "Eja, shkojmë drejt pozicioneve të filistenjve, që ndodhen në anën tjetër". Por nuk i tha asgjë të atit. Sauli rrinte atëherë në skajin e Gibeahut nën shegën që është në Migron, dhe njerëzit që ishin me të arrinin në rreth gjashtë qind veta. Ahijahu, bir i Ahitubit, vëllai i Ikabodit, birit të Finehasit, birit të Elit, prift i Zotit, në Shiloh kishte veshur efodin. Por populli nuk e dinte që Jonathani kishte ikur. Ndërmjet kalimeve nëpër të cilat Jonathani kërkonte të arrinte në pozicionin e filistenjve, kishte një shkëmb që ngrihej nga një anë dhe një shkëmb që ngrihej nga ana tjetër; njëri quhej Botsets dhe tjetri Seneh. Njëri nga shkëmbinjtë ngrihej në veri, përballë Mikmashit dhe tjetri në jug, përballë Gibeahut. Jonathani i tha shqytarit të ri: "Eja, shkojmë drejt pozicioneve të këtyre të parrethprerëve; ndofta Zoti ka për të vepruar në favorin tonë, sepse asgjë nuk e pengon Zotin të sigurojë shpëtimin me shumë ose me pak njerëz".