1 Pjetrit 1:22-25
1 Pjetrit 1:22-25 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Tani që ju i keni pastruar shpirtrat duke iu bindur së vërtetës dhe i keni dashur sinqerisht vëllezërit, ta doni njëri-tjetrin me gjithë shpirt e me zemër të pastër! Ju nuk keni rilindur nga fara që prishet, por nga fara që nuk prishet, nga fjala e Perëndisë së gjallë e të amshuar. Sepse thuhet: çdo njeri është si bari dhe gjithë lavdia e tij është si lulja e barit. Bari u tha e lulja u vyshk, ndërsa fjala e Zotit mbetet në amshim. Kjo fjalë është ungjilli që ju është shpallur juve.
1 Pjetrit 1:22-25 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Mbasi të pastroni shpirtrat tuaj me bindjen ndaj së vërtetës me anë të Frymës, për të pasur një dashuri vëllazërore pa hipokrizi, të doni fort njëri-tjetrin me zemër të pastër, duke qenë të lindur sërish jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë. Sepse çdo mish është si bari dhe çdo lavdi njeriu si lule e barit; bari thahet dhe lulja bie, por fjala e Zotit mbetet përjetë, dhe kjo është fjala që ju është shpallur.