1 i Mbretërve 19:19-21
1 i Mbretërve 19:19-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Elia u largua prej andej dhe gjeti Eliseun, birin e Shafatit, tek lëronte arat me dymbëdhjetë pendë qe. Eliseu ishte te penda e dymbëdhjetë. Elia iu afrua dhe i hodhi Eliseut gunën e vet përsipër. Eliseu i la menjëherë qetë, vrapoi pas Elisë e i tha: «Më lejo të përshëndetem me tim atë e time më, para se të vij pas teje». Elia i tha: «Shko e kthehu. Mos të pengova gjë unë?». Eliseu u kthye pas, mori një pendë qe dhe i kushtoi si fli. Me veglat e lërimit zieu mishin e ua dha njerëzve të hanin. Mandej u çua dhe shkoi pas Elisë e u vu në shërbim të tij.
1 i Mbretërve 19:19-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Elia u nis që andej dhe gjeti Eliseun, birin e Shafatit, ndërsa lëronte me dymbëdhjetë pendë qe para tij, dhe ai vetë gjendej me pendën e dymbëdhjetë. Elia i kaloi afër dhe i hodhi sipër mantelin e tij. Atëherë Eliseu la qetë dhe vrapoi pas Elias, duke thënë: "Të lutem, më lër të shkoj të puth atin tim dhe nënën time, pastaj do të të ndjek". Elia iu përgjigj: "Shko dhe kthehu, sepse ç'të kam bërë?". Me t'u larguar nga ai, Eliseu mori një pendë qe dhe i ofroi si flijim; me veglat e qeve poqi mishin dhe ua dhe njerëzve, që e hëngrën. Pastaj u ngrit, shkoi pas Elias dhe u vu në shërbim të tij.