1 e Korintasve 12:7-10
1 e Korintasve 12:7-10 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Secilit i shfaqet Shpirti për të mirën e të gjithëve. Dikujt Shpirti i jep dhuntinë për të folur me urti, një tjetri i njëjti Shpirt i jep dhuntinë për të folur me dituri. Dikujt i njëjti Shpirt i jep besim, ndërsa një tjetri dhuntinë për të shëruar, dikujt fuqinë për të bërë mrekulli, një tjetri për të profetizuar, një tjetri për të dalluar shpirtrat, një tjetri i jep larmi gjuhësh, ndërsa një tjetri shpjegimin e gjuhëve.
1 e Korintasve 12:7-10 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët. Dikujt, pra, i jepet, me anë të Frymës, fjalë diturie; një tjetri, sipas të po atij Frymë, fjalë njohurie; një tjetri besim, nga po ai Frymë; një tjetri dhuntitë e shërimeve, nëpërmjet po atij Frymë; një tjetri pushtet për të kryer veprime të fuqishme; një tjetri profeci; një tjetri të dallojë frymërat; një tjetri larmi gjuhësh; një tjetri interpretimi i gjuhëve.