1 i Kronikave 10:13-14
1 i Kronikave 10:13-14 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Sauli vdiq për shkak të pabesisë së vet, se nuk i qëndroi besnik ZOTIT dhe nuk e zbatoi urdhrin e ZOTIT, por u këshillua me ata që thërrasin shpirtra të vdekurish. Nuk u këshillua me ZOTIN, prandaj ai e vrau dhe ia kaloi mbretërinë Davidit, birit të Jeseut.
1 i Kronikave 10:13-14 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kështu Sauli vdiq për shkak, të mosbensikërisë së tij ndaj Zotit, sepse nuk kishte respektuar fjalën e Zotit dhe njëkohësisht kishte konsultuar një medium për të marrë këshilla prej saj, dhe nuk ishte këshilluar përkundrazi me Zotin. Prandaj Zoti e bëri të vdesë dhe ia kaloi mbretërinë Davidit, birit të Isait.