Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zbulesa 7:1-3

Zbulesa 7:1-3 ALBB

Pas këtyre gjërave, pashë katër engjëj të cilët rrinin në këmbë në të katër këndet e dheut dhe mbanin të katër erërat e dheut, që të mos frynte erë mbi dhe, as mbi det, as mbi ndonjë dru. Pastaj pashë një engjëll tjetër që ngjitej nga lind dielli e që kishte vulën e Perëndisë së gjallë; dhe u thirri me zë të madh të katër engjëjve, të cilëve u qe dhënë të dëmtojnë dheun dhe detin, duke thënë: ''Mos dëmtoni dheun, as detin, as pemët, derisa t'i vulosim në ballë shërbëtorët e Perëndisë tonë''.