Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 97

97
1Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj.
2Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij.
3Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark.
4Vetëtimat e tij ndriçojnë botën, toka i shikon dhe dridhet.
5Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës.
6Qiejt shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij.
7U ngatërrofshin të gjithë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë.
8Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot.
9Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera.
10Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Ai ruan jetën e shenjtorëve të tij dhe i çliron nga dora e të pabesëve.
11Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra.
12Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 97: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë