Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 85

85
1O Zot, ti ke qenë i mbarë për tokën tënde dhe e ke kthyer Jakobin nga robëria.
2Ti ke falur paudhësinë e popullit tënd dhe ke mbuluar tërë mëkatet e tyre. (Sela)
3Ti ke larguar gjithë indinjatën tënde dhe ke lënë mënjanë zemërimin tënd të zjarrtë.
4Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë, dhe jepi fund indinjatës sate kundër nesh.
5A do të mbetesh i zemëruar me ne përjetë? A do ta vazhdosh zemërimin tënd brez pas brezi?
6A nuk do të na japësh përsëri jetën, me qëllim që populli yt të mund të gëzohet te ti?
7Tregona, o Zot, mirësinë tënde dhe falna shpëtimin tënd.
8Una kam për të dëgjuar atë që Perëndia, Zoti, ka për të thënë; me siguri ai do t'i flasë për paqe popullit të tij dhe shenjtorëve të tij, por nuk do të lejojë që ata të jetojnë përsëri si njerëz pa mend.
9Me siguri shpëtimi i tij është afër atyre që kanë frikë prej tij, sepse lavdia e tij mund të banojë në vendin tonë.
10Mirësia dhe e vërteta u takuan; drejtësia dhe paqja janë puthur njëra me tjetrën.
11E vërteta do të mbijë nga toka dhe drejtësia do të shikojë nga qielli.
12Po, Zoti do të japë atë që është e mirë, dhe toka jonë do të prodhojë frytin e saj.
13Drejtësia do të ecë para tij dhe do të përgatisë udhën për hapat e tij.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 85: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë