Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 63

63
1O Perëndi, ti je Perëndia im, unë të kërkoj në mëngjes; shpirti im është i etur për ty; ty të dëshiron mishi im në tokë të thatë dhe të djegur, pa ujë.
2Kështu të admirova në shenjtërore, duke soditur forcën tënde dhe lavdinë tënde.
3Me qenë se mirësia jote vlen më tepër se jeta, buzët e mia do të të lëvdojnë.
4Kështu do të të bekoj derisa të jetoj dhe në emrin tënd do të ngre duart e mia.
5Shpirti im do të ngopet si të kishte ngrënë palcë dhe dhjamë, dhe goja ime do të të lëvdojë me buzë të gëzuara.
6Të kujtoj në shtratin tim, të mendoj kur rri zgjuar natën.
7Duke qenë se ti ke qenë ndihma ime, unë këndoj tërë gëzim në hijen e krahëve të tu.
8Shpirti im mbahet ngushtë te ti; dora jote e djathtë më mban.
9Por ata që kërkojnë jetën time për ta shkatërruar, do të zbresin në pjesët më të ulëta të tokës.
10Ata do t'i dorëzohen pushtetit të shpatës dhe do të bëhen pre e çakejve.
11Por mbreti do të gëzohet te Perëndia; kushdo që betohet për të do të përlëvdohet, sepse goja e gënjeshtrave do të detyrohet të mbyllet.

Aktualisht i përzgjedhur:

Psalmet 63: ALBB

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë