Numrat 6:22-27
Numrat 6:22-27 ALBB
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë: "Folu Aaronit dhe bijve të tij, dhe u thuaj atyre: Ju do t'i bekoni kështu bijtë e Izraelit, duke u thënë: "Zoti të të bekojë dhe të të ruajë! Zoti të bëjë që të shkëlqejë fytyra e tij mbi trupin tënd dhe të tregohet i mbarë me ty! Zoti të kthejë fytyrën e tij mbi ty dhe të të sjellë paqe!". Kështu do ta vënë emrin tim mbi bijtë e Izraelit dhe unë do t'i bekoj".

