Numrat 25
25
1Ndërsa Izraeli ndodhej në Shitim, populli filloi të shthuret me bijat e Moabit.
2Ato e ftuan popullin të kryejë flijime për perënditë e tyre dhe populli hëngri dhe ra përmbys përpara perëndive të tyre.
3Kështu Izraeli u bashkua me Baal-Peorin, dhe zemërimi i Zotit u ndez kundër Izraelit.
4Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Merr të gjithë krerët e popullit, vriti e vari para Zotit përjashta, në diell me qëllim që zemërimi i zjarrtë i Zotit të largohet nga Izraeli".
5Kështu u foli Moisiu gjykatësve të Izraelit: "Secili nga ju të vrasë ata njerëz të tij që janë bashkuar me Baal-Peorin".
6Dhe ja, që një nga bijtë e Izraelit erdhi dhe u paraqiti vëllezërve të tij një grua madianite, para syve të Moisiut dhe tërë asamblesë së bijve të Izraelit, ndërsa këta po qanin në hyrjen e çadrës së mbledhjes.
7Duke parë këtë skenë, Finehasi, bir i Eleazarit, që ishte bir i priftit Aaron, u ngrit në mes të asamblesë dhe mori në dorë një shtizë,
8ndoqi pastaj burrin e Izraelit në alkovën e tij dhe i shpoi që të dy, burrin e Izraelit dhe gruan, në pjesën e poshtme të barkut. Kështu u ndal fatkeqësia në mes të bijve të Izraelit.
9Nga kjo fatkeqësi vdiqën njëzet e katër mijë veta.
10Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
11"Finehasi, bir i Eleazarit, që ishte bir i priftit Aaron, e largoi zemërimin tim nga bijtë e Izraelit, sepse ai ishte i frymëzuar nga po ajo xhelozia ime; kështu në xhelozinë time nuk i kam shfarosur bijtë e Izraelit.
12Prandaj i thuaj: "Ja, unë po lidh një aleancë paqeje me të,
13që do të jetë për të dhe për pasardhësit pas tij besëlidhja e një priftërie të përjetshme, sepse është treguar i zellshëm për Perëndinë e tij dhe ka kryer shlyerjen e fajit për bijtë e Izraelit".
14Burri i Izraelit, që u vra bashkë me gruan midianite, quhej Zimri, bir i Salut, i pari i një shtëpie patriarkale të simeonitëve.
15Dhe gruaja që u vra, midianitja, quhej Kozbi, bijë e Tsurit, që ishte i pari i një shtëpie patriarkale në Midian.
16Pastaj Zoti i foli Moisiut duke i thënë:
17"Bjeruni midianitëve dhe i sulmoni,
18sepse ju kanë rënë më qafë me dredhitë e tyre dhe ju kanë mashtruar në rastin e Peorit dhe në atë të Kozbit, bijë e një princi të Midianit, motër e tyre, që u vra ditën e fatkeqësisë për çështjen e Peorit".
Aktualisht i përzgjedhur:
Numrat 25: ALBB
Thekso
Kopjo
Krahaso
Ndaje
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

: