Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

MARKUT Krej 3.

Krej 3.
1Pasandaj hyri përsëri ndë sinagogjit; edhe atie ish një njeri që kish dorënë të thatë.
2Edhe vininë re atë, ndë qoftë se do ta shëronte për ditë të shëtunë, që ta përflasënë.
3Edhe ay i thotë ati njeriut që kish dorënë të thatë: “Ngreu ndë mest.”
4Pasandaj u thot’ atyre: “Ësht’e udhësë të bëjë njeri mirë për të shëtuna, apo të bëjë keq? Të shpëtojë shpirt, apo të vrasë?” Po ata s’bëninë zë.
5Atëhere si i vuri re rreth me zemërim, tuke i ardhurë keq për ashpërimin’ e zemërës’ atyre, i thotë njeriut: “Shtri dorënë tënde.” Edhe ay e shtriu; edhe dora e ati u bë e shëndoshë [posi tiatëra].
6Edhe Farisejtë si duallnë, përnjëherë bënë këshillë bashkë me Irodhianët kundrë ati, që ta prishjënë.
7Po Jisuj iku bashkë me nxënësit’ e ti mb’anë të detit; edhe i vanë pas shumë shumicë nga Galilea, e nga Judhea,
8E nga Jerusalimi, e nga Idhumea, e nga përtej Jordhanit; edhe shumë shumicë nga ata që ishinë rreth Tyrësë edhe Sidhonësë, erdhë tek ay, kur dëgjuanë se sa punëra bënte.
9Edhe ay u tha nxënëset ti ta presë atë afërë një lundrë, për punë të gjëndëjesë, që të mos e shtrëngojënë.
10Sepse shëroj shumë vetë, kaqë sa bininë sipër ati, që t’e prekënë sa vetë kishinë sëmundëje.
11Edhe frymat’ e ndyra, kur e vështroninë, i bininë përpara, edhe bërtisninë, tuke thënë, se: “Ti je i Bir’ i Perëndisë.”
12Po ay i qërtonte shumë, që të mos e çfaqënë.
13Pasandaj hipën ndë malt, edhe thërret përanë vetëhesë sa vetë deshi ay; edhe ata vanë tek ay.
14Edhe sgjodhi dy-mbë-dhietë vetë, që të jenë bashkë me atë, edhe që t’i dërgojë të leçisënë.
15Edhe të kenë pushtet të shërojënë sëmundëjetë, edhe të kërrejënë diajtë;
16Simonë, që ia vuri emërinë Pietrë;
17Edhe Jakovinë, të birrë e Zevedheut, edhe Joannë, të vëllan’ e Jakovit, edhe ua vuri emërinë Voanergjes, që do me thënë: të Bijt’ e bubullimësë;
18Edhe Andhrenë, e Filippinë, e Varthollomenë, e Matthenë, e Thomanë, e Jakovinë, të birrë e Allfeut, e Thadhdhenë, e Simon Kananitinë,
19Edhe Judhë Iskariotinë, i cili e dha ndër duar.
20Pasandaj vinë ndë një shtëpi; edhe mbëlidhetë përsëri gjëndëje, kaqë sa ata s’munt të hanin’ as bukë.
21Edhe njerëzit’ e ati, kur dëgjuanë, duallnë ta mbajnë; sepse thoshinë, se: “Dolli nga mëntë.”
22Edhe shkronjësitë, që sbritnë nga Jerusalimi, thoshinë, se: “Ka Veelzevulinë, edhe se kërren diajtë me të parin’ e diajvet.”
23Po ay, si thirri ata përanë, u thoshte me paravolira: “Si munt të kërrejë Satanaj Satananë?
24Edhe ndë u ndaftë një mbëretëri kundrë vetëhesë saj, ajo mbëretëri s’munt të qëndrojë;
25Edhe ndë u ndaftë një shtëpi kundrë vetëhesë saj, ajo shtëpi s’munt të qëndrojë.
26Edhe Satanaj ndë u ngrittë kundrë vetëhesë tij, edhe u nda, s’munt të qëndrojë, po ka të mbaruarë.
27As ndonjë s’munt të ryjë ndë shtëpi të fortit që të rrëmbejë enët’ e ati, pa mos lidhurë më përpara të fortinë; edhe atëhere do të rrëmbejë shtëpin’ e ati.
28Me të vërtetë po u them juve, se gjithë faletë do t’u ndëlenenë të bijet njerëzet, edhe vllasfimiatë sado që të vllasfimisjënë,
29Po ay që të vllasfimisjë kundrë Frymësë Shënjtëruarë, nukë do të ndëlenetë për gjithë jetënë; po është faltuar i dënimit pasosurë;
30Sepse thoshninë, se: Ka frymë të ndyrë.
31Vinë pra të vëllezëritë edhe e ëma e ati, edhe si qëndruanë jashtë, dërguanë tek ay, që ta thërresënë.
32Edhe rreth ati rrinte gjëndëje; edhe i than’ ati: “Na jot ëmë edhe tët vëllezërë te po të kërkojënë jashtë.”
33Po ay u përgjeq atyreve, tuke thënë: “Kush ësht’ imë a tem vëllezërë?”
34Edhe si vuri re rreth ata që rrininë përanë ati, thotë: “Na imë edhe tem vëllezërë!
35Sepse ay që të bëjë dashurimin’ e Perëndisë, kyj është im vëlla, edhe ime motërë, edhe mëmë.”

Aktualisht i përzgjedhur:

MARKUT Krej 3.: DERKK79

Thekso

Ndaje

Kopjo

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr