MATTHEUT Krej 24.
Krej 24.
1Edhe Jisuj dolli e iku nga hieroreja, edhe nxënësit’ e ati i erthnë përanë që t’i dëftenjënë ndërtesat’ e hieroresë.
2Po Jisuj u tha atyre: “A nukë shihni gjithë këto? Me të vërtetë po u them juve, se nukë do të mbesë këtu gur mbi gur që të mos rrëzohetë.”
3Edhe ay tek ishte tuke ndenjurë mbi malt t’ Ullinjvet, nxënësit’ iu afruanë mbënjanë, tuke thënë: Thuajna, kur do të bënenë keto? Edhe cila është shenj’ e të ardhurit tënt edhe së mbaruarësë jetësë?
4Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Shikoni, mos u gënjenjë juve ndonjë;
5Sepse shumë vetë do të vinjënë mb’ emërit tim, tuke thënë, se Unë jam Krishti, edhe do të gënjenjënë shumë vetë.
6Edhe do të dëgjoni luftëra e zëre luftërash; shikoni, mos trubullohi, sepse të gjitha këto gjan të bënenë, po e pastajmeja edhe nuk’ është.
7Sepse do të ngrihetë komp kundrë kombi, edhe mbëretëri kundrë mbëretërie; edhe do të jenë zira e murtaja, edhe tërmetëra vënt mbë vënt.
8Po gjithë këto janë të nisurit’e të dhëmburavet.
9Atëhere do t’u apënë juve ndër duar për shtrëngim, edhe do t’u vrasënë juve; edhe do t’u kenë mëri juve gjithë kombetë për emërinë tim.
10Edhe atëhere do të skandhalisenë shumë vetë, edhe do t’ apënë juve ndër duar njëri tiatrinë, edhe do t’i kenë mëri njëri tiatrit.
11Edhe shumë profitërë të rrem do të ngrihenë, edhe do të gënjenjënë shumë vetë;
12Edhe passi të shumonetë panomia, dashuri’ e të shumëvet do të ftohetë.
13Po kush të duronjë gjer mbë të pastajmenë, kyj do të shpëtonjë.
14Edhe kyj ungjill’ i mbëretërisë do të leçitetë ndëpër gjithë botënë, për martiri mbë gjithë kombet; edhe atëhere do të vinjë e pastajmeja.
15Kur të shihni pra “të ndytët’e shkretëtirësë”, që është thënë nga profiti Dhaniil, ndenjurë ndë vënt të shënjtëruarë, (ay që këndon le ta kupëtonjë),
16Atëhere ata që janë ndë Judhet le të ikënjënë ndëpër malet.
17Kush të jetë mbi kulmit, le të mos sbresë që të marrë gjë nga shtëpi’ e ti.
18Edhe kush të jetë nd’arë le të mos këthenetë prapa, që të marrë rrobet’ e tija.
19Edhe mier ato që janë me barrë, e ato që kanë foshnje mbë gji nd’ato dit.
20Edhe fali, që të mos bënetë të ikuritë tuaj ndë dimërë, as për të shëtunë.
21Sepse atëhere do të jetë shtrëngim i math, që nuk’ është bërë i atillë, që kur se është zënë fill bota gjer ndashti, as nuk’ është për të bërë.
22Edhe të mos shkurtoneshin’ ato dit, nukë do të shpëtonte asndonjë trup; po ato dit do të shkurtonenë për të sgjedhurit.
23Atëhere ndë u thëntë juve ndonjë: Ja tek është këtu Krishti, a aty, mos mbesoni.
24Sepse do të ngrihenë Krishtërë të rrem, edhe profitërë të rrem, edhe do të bënjënë shenje të mëdha edhe çudira, kaqë sa do të gënjenjën’ edhe të sgjedhuritë, ndë munçinë.
25Ja tek u thashë juve më përpara.
26Ndë u thënçinë pra juve: Ja tek është ndë shkretëtirët, mos dilni,
27Ja ndë dhomat, mos mbesoni. Sepse sikundrë vetëtima del nga lint dielli, edhe duketë gjer te perëndon, kështu do të jetë edhe t’ardhurit’e të birit njeriut.
28Sepse ku të jetë kërma, atie do të mbëlidhenë shqiponjatë.
29Edhe përnjëherë pas shtrëngimit atyre dite, dielli do t’erretë, edhe hëna nukë do t’apë ndriçimin’ e saj; edhe yjetë do të bienë nga qielli, edhe fuqiat’ e qiejevet do të tundenë.
30Edhe atëhere do të duketë shenj’ e të Birit njeriut ndë qiell; edhe atëhere gjithë farat’e dheut do të bënjënë vajë, edhe do të shohënë të Birin’e njeriut tuke ardhurë mbi ret të qiellit me fuqi e me lavdi shumë.
31Edhe do të dërgonjë ëngjëjt’ e ti me trumbetë që nxier zë të math, edhe do të mbëledhënë të sgjedhurit’ e ati nga të katrë erëratë, prej fundit anëvet qiejevet gjer mbë funt të anëvet atyre.
32Edhe merrni vesh paravolinë nga druri i fikut; kur të bënetë ndashti deg’ e ati e butë, edhe të nxierrë gjethetë, ta dini se të korrët’ është afërë.
33Kështu edhe ju, kur të shihni gjithë këto, ta dini se ësht’ afërë ndër dyer.
34Me të vërtetë po u them juve, kyj bres nukë do të shkonjë, gjersa të bënenë këto të gjitha.
35Qielli edhe dheu do të shkonjënë, po fialët’ e mija nukë do të shkonjënë.
36Edhe për atë ditë, edhe për atë orë, asndonjë s’e di, as ëngjëjt’ e qiejevet, veç im Atë vetëmë.
37Edhe sikundrë ishinë ditt’e Noesë, kështu do të jetë edhe t’ardhurit’e të Birit njeriut.
38Sepse sikundrë ishinë njerëzitë nd’ato dit përpara përmbytëjesë, që hanin’ e pininë, martoneshin’ e martoninë, gjer mb’atë ditë që hyri Noeja nd’arkët;
39Edhe nuk’ e kupëtuanë, gjersa erdhi përmbytëja, edhe ngriti të gjithë; kështu do të jetë edhe t’ardhurit’e të Birit njeriut.
40Atëhere dy vetë do të jenë nd’ arë; njëri merretë, e tietëri lihetë.
41Dy vetë do të bluanjënë ndë mulli; njëra merretë, e tiatëra lihetë.
42Rrini squarë pra, sepse nukë dini mbë ç’orë vien Zoti juaj.
43Po këtë e dini, se ta dinte i zoti shtëpisë, mbë çfarë kohe të natësë vien viedhësi, do të rrinte squarë, edhe nukë do të linte të shponej shtëpi’ e ati.
44Përandaj edhe ju bëhi gati, sepse i bir’ i njeriut vien mb’ atë orë, që nuk’ ua pret mëndëja juve.
45Vallë cili ësht’ ay shërbëtuar besëtar edhe i mënçim, të cilinë i zoti e vuri përmbi punëtorët të ti, që t’u apë atyre ushqimnë ndë kohë?
46Lum ay shërbëtuar, kur të vinjë i zoti, ta gjenjë tuke bërë kështu.
47Me të vërtetë po u them juve, se do ta vërë përmbi gjithë gjën’ e ti.
48Edhe ay shërbëtor’ i lik ndë thëntë ndë zemërët të ti, se: Im Zot mënon të vinjë;
49Edhe të zërë të rrahë shërbëtorëtë shokët’ e ti, edhe të hajë e të pijë bashkë me të dejturit,
50I zoti ati shërbëtori do të vinjë nd’atë ditë që ay nuk’ e pret edhe nd’ atë orë që nuk’ e di;
51Edhe do ta ndanjë mbënjanë, edhe do të vërë piesën’ e ati bashkë me ipokritëritë; atie do të jetë të qjarët’ e të kërcëlliturit’ e dhëmbëvet.
Aktualisht i përzgjedhur:
MATTHEUT Krej 24.: DERKK79
Thekso
Ndaje
Kopjo

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
Interconfessional Bible Society of Albania.

: