Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

MATTHEUT Krej 16.

Krej 16.
1Edhe erthnë përanë Farisenjtë edhe Sadhdhuqenjtë, edhe tuke ngar’ atë, kërkoninë t’u dëftente atyre shenjë nga qielli.
2Po ay u përgjeq e u tha atyre: “Kur bënetë mbrëmie, thoni se Do të bënetë koh’e mirë; sepse qielli ësht’ i kuq.
3Edhe ndë mëngjes, se “Sot do të bënetë koh’ e ligë, sepse qielli ësht’ i kuq e vrërëtë. Ipokritërë, faqen’ e qiellit dini ta shquani, po shenjet’e kohëravet nukë muntni?
4Brez’ i lik edhe kurvar kërkon shenjë; edhe shenjë nukë do t’i epet’ ati, përveç shenjësë profitit Jona.” Edhe i la ata e iku.
5Edhe nxënësitë si erthnë përtej, harruanë të marrënë bukë.
6Edhe Jisuj u tha atyre: “Ruhi edhe kini kujdes nga brumi i Farisevet e Sadhdhuqevet.”
7Edhe ata mendoneshinë me vetëhen’ e tyre, tuke thënë, se “Nukë muarëm bukë.”
8Edhe Jisuj si e kupëtoj, u tha atyre: “Ç’mendohi me vetëhenë tuaj, o besë-pakë, se nukë muartë bukë?
9Edhe nukë po kupëtoni, as nukë mbajni mënt pesë bukët’ e pesë mijëvet, edhe sa kosha muartë?
10As shtatë bukët’ e katrë mijëvet. edhe sa shporta muartë?
11Qysh nukë kupëtoni se nuk’ u thashë juve për bukë, të ruhi nga brumi i Farisevet e i Sadhdhuqevet?”
12Atëhere e kupëtuanë, se nuk’ u tha të ruhenë nga brum’ i bukësë, po nga mësimi i Farisevet e Sadhdhuqevet.
13Edhe Jisuj kur erdhi mb’ anët të Qesarisë Filippit, pyeste nxënësit’e ti, tuke thënë: “Cili thonë njerëzitë se jam un’ i Bir’i njeriut?”
14Edhe ata thanë: “Ca thonë, Joann Pagëzori, e të tierë Ilia; e të tierë Jeremia, a një nga profitëritë.”
15U thot’ atyre: “Po ju cili thoni se jam unë?”
16Edhe Simon Pietri u përgjeq e tha: “Ti je Krishti, i bir’ i Perëndisë gjallë.”
17Edhe Jisuj u përgjeq e i tha: “I lumurë je ti, Simon biri Jonajt, sepse mish edhe gjak nukë ta sbuloj ty këtë, po im Atë që është ndë qiejet.
18Edhe unë po të them, se ti je Pietër [shkëmp guri], edhe përmbi këtë shkëmp guri do të ndërtonj qishënë time; edhe dyert’ e hadhit nukë do të kenë fuqi përmbi atë.
19Edhe do të t’ap tyj qjyçet’ e mbëretërisë qiejevet; edhe ç’të lithç mbi dhet, do të jetë lidhurë ndë qiejet; edhe ç’të sgjithç mbi dhet, do të jetë sgjidhurë ndë qiejet.
20Atëhere porositi nxënësit’ e ti të mos i thonë asndonjërit, se ay është Jisu Krishti.
21Që atëhere Jisuj zuri t’u dëftenjë nxënësëvet ti, se duhetë të vejë ndë Jerusalim, edhe të pësonjë shumë nga pleqt’ e nga kryepriftërit’ e nga shkronjësitë, edhe të vritetë, edhe të tretënë ditë të ngjalletë.
22Atëhere Pietri e mori mbënjanë, e zuri ta qërtonjë, tuke thënë: “Le të dhëmbetë vetëheja jote, Zot; mos u bëftë këjo te ti”.
23Po ay u këthye e i tha Pietrit: “Ik prej meje, Satana, se më je skandhall; sepse s’ke ndër mënt punët’ e Perëndisë, po punët’ e njerëzëvet.”
24Atëhere Jisuj u tha nxënësëvet ti: “Kush të dojë të vinjë prapa meje, le të mohonjë vetëhen’ e ti, edhe le të ngrerë kryqin’ e ti, edhe le të vinjë pas meje.
25Sepse ay që të dojë të shpëtonjë jetën’ e ti, do ta humbasë atë; edhe ay që të humbasë jetën’ e ti për punë time, do ta gjenjë atë.
26Sepse ç’dobi ka njeriu, ndë fitoftë tërë botënë, e të dëmtonjë shpirtin’ e ti? Apo ç’do të apë njeriu për këmbyerie të shpirtit të ti?
27Sepse ka për t’ardhur’ i Bir’ i njeriut ndë lavdi t’Atësë ti bashkë me engjujt’e ti; edhe atëhere do t’ia shpaguanjë gjithë-se-cilit pas punuës’ ati.
28Me të vërtetë u them juve, se janë ca nga ata që rrinë këtu, të cilëtë nukë do të ngjëronenë vdekëje, gjer sa të shohënë të Bir’ e njeriut tuke ardhurë ndë mbëretëri të ti.

Aktualisht i përzgjedhur:

MATTHEUT Krej 16.: DERKK79

Thekso

Ndaje

Kopjo

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr