LLUKËSË Krej 9.
Krej 9.
1Edhe ay si thirri përanë të dy-mbë-dhietë nxënësit’ e ti, u dha fuqi e pushtet mbi gjithë diajt, edhe të shëroninë sëmundëje.
2Edhe i dërgoj që të leçisinë mbëretërin’ e Perëndisë, edhe të shëroninë të sëmurëtë.
3Edhe u tha atyre: ”Mos mbajni gjë mb’ udhë, as stapa, as trajstë, as bukë, as argjënt, as të keni nga dy palë rrobe.
4Edhe nd’ atë shtëpi që të hyni, mbetuni atie, edhe delni andej.
5Edhe sa vetë që të mos u presënë juve, kur të deli prej ati qyteti, shkuntni edhe pluhurinë prej këmbëvet tuaj, për martiri kundrë atyreve.
6— Edhe ata si duallë, shkoninë fshatravet, tuke dhënë zën’ e mirë, e tuke shëruarë tekdo.
7Edhe Irodhi, katrurdhëratësi, dëgjoj gjith’ ato që bëneshinë prej ati; edhe manitej, sepse disa thoshinë, se Joanni është ngjallë prej së vdekurish;
8Edhe disa thoshinë se Ilia u duk; edhe disa të tierë, se është ngjallë një prej profitëvet moçim.
9Edhe Irodhi tha: “Joannit un’ i preva kryetë, po kyj cili është, që unë ndigjonj për atë të këtilla punë?” Edhe kërkonte t’e shihte.
10Edhe apostojtë si u këthyenë i treguanë gjithë sa bënë; edhe ay i mori me vete, e u hoq veçanë ndë një vënt të shkretë të një qyteti që qjuhej Vithsajdha.
11Edhe gjëndëja kur e kupëtuanë, i vanë pas; edhe ay si i priti, u fliste atyre për mbëretërin’ e Perëndisë, edhe shëronte ata që kishinë nevojë për të shëruarë.
12Edhe dita zuri të thyhej; edhe të dy-mbë-dhietët’ erdhë përanë e i thanë: “Lësho gjëndëjenë të venë rreth fshatravet e aravet, e të rrinë, e të gjenjënë të ngrëna; sepse këtu jemi ndë vënt të shkretë.”
13Po ay u tha atyre: “Epni ju atyreve të hanë.” Edhe ata thanë: “Ndër ne nukë gjëndenë më teprë se pesë bukë edhe dy pishqe; veç ndë vafshim na të blejmë haje për gjithë këtë llaus.”
14Sepse ishinë sindonja pesë mijë burra. Edhe ay u tha nxënësvet ti: “Viri ata të rrinë togje togje, nga pesë-dhietë.”
15Edhe ata bënë kështu, edhe i vunë të gjithë të rrinë.
16Edhe ay si mori të pesë bukëtë edhe të dy pishqetë, ngriti sytë mbë qiell, edhe i bekoj, e i theu, edhe ua dha nxënëset t’i venë përpara gjëndëjesë.
17Edhe të gjithë hëngrrë, e u nginjnë; edhe ngritnë tepricën’ e copavet, dy-mbë-dhietë kosha.
18Edhe ay tek falej veçanë, nxënësit’ ishinë bashkë me atë; edhe i pyeti, tuke thënë: “Cili thonë gjëndëja se jam unë?”
19Edhe ata u përgjeqnë e thanë: “Joann Pagëzori; edhe të tierë, Ilia; edhe të tierë, se është ngjallë një prej profitëvet moçim.”
20Edhe ay u tha atyre: “Po ju cili thoni se jan unë?” Edhe Pietri u përgjeq e tha: “Krishti i Perëndisë.”
21Edhe ay i qërtoj e i porositi të mos ia thonë njeriu këtë, tuke thënë se:
22I bir’ i njeriut duhetë të heqë shumë, edhe nukë do të pëlqenetë nga pleqt’ e nga kryepriftërit’ e nga shkronjësitë, edhe do të vritetë, edhe të tretënë ditë do të ngjalletë.”
23Pastaj u thoshte të gjithëve: “Kush të dojë të vinjë prapa meje, le të mohonjë vetëhen’ e ti, edhe le të ngrerë kryqin’ e ti përditë, edhe le të vinjë pas meje.
24Sepse ay që do të shpëtonjë jetën’ e ti, do t’e humpnjë; edhe kush të humpnjë jetën’ e ti për punët time, kyj do t’e shpëtonjë.
25Sepse ç’dobi ka njeriu, ndë fitoftë gjithë botënë, e të humpnjë vetëhen’ e ti, a ta dëmëtonjë?
26Sepse ay që të ketë turp për mua edhe për fialët’ e mia, edhe i bir’ i njeriut do të ketë turp për këtë, kur të vinjë ndë lavdi të ti, e të Atit, e të ëngjëjet shënjtëruarë.
27Edhe po u them juve me të vërterë, se Janë ca prej këtyre që rrinë këtu, të cilëtë nukë do të ngjëronenë vdekëje, gjersa të shohënë mbëretërin’ e Perëndisë.”
28Edhe pas këtyre fialëve shkuanë sindonja tetë dit, edhe ay mori Pietrin’ e Joannin’ e Jakovinë, edhe hipi ndë malt të falej.
29Edhe ay tek falej, u ndërrua fytyra e faqes’ ati, edhe rrobet’e ati ishinë të bardha edhe vetëtininë.
30Edhe javoka dy burra te po flisninë bashkë me atë, të cilët’ ishinë Mojsiu edhe Ilia;
31Ata u duknë me lavdi, e thoshinë për vdekëjen’e ati që kishte për të mbushurë ndë Jerusalim.
32Po Pietri edhe ata që ishinë bashkë me atë ishinë rënduarë nga gjumi; edhe kur u sgjuanë, panë lavdin’ e ati, edhe ata të dy burratë që rrijnë bashkë me atë.
33Edhe tek ndaheshin’ ata prej ati, Pietri i tha Jisujt: “Mieshtër, është mirë të jemi na këtu; edhe le të bëjmë tri tenda, një për tyj, e një për Mojsinë, e një për Ilinë”; pa diturë se ç’thotë.
34Edhe ay tek thoshte këto, erdhi një re, e i mbuloj me hie; edhe ata u frikësuanë kur hynë ndë ret.
35Edhe erdhi një zë nga reja, tuke thënë. “Kyj është biri im i dashuri; ndigjoni ati.”
36Edhe passi erdhi zëri, Jisuj u gjënt vetëmë. Edhe ata s’bënë zë, edhe nuk’ i thanë ndonjëj ato dit as për ndonjë gjë nga ato që panë.
37Edhe mbë të nesërmet, si sbritnë ata nga mali, shumë gjëndëje i dolli përpara.
38Edhe na një njeri prej gjëndëjesë te bërtiti, tuke thënë: “Mësonjës, të lutem, shtierë sytë mbi tem bir, se e kam të vetëmë.
39Edhe na tek e kap fryma, edhe bërtet papriturë, edhe e përpiek me shkumbë, edhe mezi ndahetë prej ati, sepse e dërrmon.
40Edhe u luçë nxënëset tu, që t’ia nxirinë, po nukë muntnë.”
41Edhe Jisuj u përgjeq e tha: “O bres i pabesë e i shtremburë, gjer kurë do të jem me ju, edhe t’u duronj juve? Bierë tët bir këtu.”
42Edhe ay te po vinte përanë, dialli e hodhi poshtë, edhe e përpoqi. Edhe Jisuj qërtoj frymën’ e ndyrë, edhe e shëroj dialënë, edhe ia dha prapë t’et.
43Edhe të gjithë maniteshinë për madhërin’ e Perëndisë.
Edhe tek çuditeshinë të gjithë për sa bëri Jisuj, u tha nxënëset ti:
44“Ju viri ndër veshët tuaj këto fialë; sepse i bir’ i njeriut do t’epetë ndër duar të njerëzet.”
45Po ata nuk’ e kupëtuanë këtë fialë, edhe ishte mbëluarë prej atyre, për të mos kupëtuarë; edhe kishinë frikë t’e pyetninë për këtë fialë.
46Pastaj hyri një mendim ndër ata, vallë cili nga ata ishte më i math.
47Edhe Jisuj kur pa mendimin’ e zëmrës’ atyre, zuri prej dore një çun, edhe e qëndroj përanë vetëhesë ti, edhe u tha atyre:
48“Ay që të presë këtë çun mb’emërit tim, ka priturë mua; edhe ay që të presë mua, ka pritur’ atë që më dërgoj; sepse ay që është më i vogëlë ndër gjithë ju, kyj do të jetë më i math.”
49Edhe Joanni u përgjeq e tha: “Mieshtrë, pam një njeri që nxier diajtë mb’emërit tënt; edhe e ndalëm, sepse nukë vien prapa bashkë me ne.”
50Edhe Jisuj i tha: “Mos e ndalni, sepse ay që nuk’ është kundrë nesh, është bashkë me ne.”
51Edhe kur po mbusheshinë dittë që do të merrej lart ndër qiej, atëherë ay shtyri syn’ e ti të vejë ndë Jerusalim.
52Edhe dërgoj zëdhënësa përpara vetëhesë ti, të cilëtë vanë e hynë ndë një fshat të Samaritëvet, për të bërë gati vënt për atë.
53Edhe nuk’ e pritnë atë, sepse e kishte synë për të vaturë ndë Jerusalim.
54Edhe Jakovi e Joanni nxënësit’ e ti kur panë, thanë: “Zot, a do të themi të sbresë ziarr nga qielli, edhe t’i përvëlonjë, sikundrë bëri edhe Ilia?”
55Po ay u këthye e i qërtoj, edhe tha: “Nukë dini prej çfarë fryme jeni ju;
56Sepse i bir’ i njeriut nuk’ erdhi të humpnjë shpirte njerëzish, po të shpëtonjë.” Edhe vanë mbë tiatrë fshat.
57Edhe ata kur po vijnë, një njeri i tha mb’ udhë: “Zot, do të të vinj pas kudo të veç.”
58Edhe Jisuj i tha: “Dhelpëratë kanë shtrofka, edhe shpesët’ e qiellit të ndenjura; po i bir’ i njeriut s’ka ku të pështetnjë kryetë.”
59Edhe i tha një tiatri: “Eja pas meje.” Edhe ay i tha: “Zot, lërë-më përpara të vete të këllas ndë dhet tem atë.”
60Po Jisuj i tha: “Lërë të vdekuritë të këllasënë ndë dhet të vdekurit’ e tyre; po ti ecë, e ep zë për mbëretërin’ e Perëndisë.”
61Po edhe një tietërë njeri tha: “Zot, do të vinj pas teje; po lërë-më më përpara të vete t’u lë shëndet atyre që janë ndë shtëpit time.”
62Po Jisuj i tha: “Kush vë dorën’ e ti mbi parmëntë, edhe këthenet’ e vështron prapa, nuk’ është i vëjyerë për mbëretërin’ e Perëndisë.”
Aktualisht i përzgjedhur:
LLUKËSË Krej 9.: DERKK79
Thekso
Ndaje
Kopjo
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
Interconfessional Bible Society of Albania.

: