LLUKËSË Krej 24.
Krej 24.
1Edhe ditën’ e parë të javësë, fort që me natë, erthnë mbi varrt, e prunë ato erërat’ e mira, që kishinë bërë gati; edhe ca veta bashkë me ato.
2Edhe gjetnë gurrë rrukullisurë prej varrit.
3Edhe si hynë brënda, s’gjetnë trupin’ e Zotit Jisu.
4Edhe këto tek po vrisninë mëndëjenë për këtë punë, navoka te qëndruanë përpara atyre dy burra me rrobe që vetëtininë.
5Edhe ato kur u frikësuanë, edhe ulnë faqenë mbë dhe, u than’ atyre: “Ç’kërkoni të gjallinë ndër të vdekurit?
6Nuk’ është këtu, po u ngjall. Kujtohi, si u pat folë juve, kur qe po ndë Galilet, tuke thënë, se:
7“I bir’ i njeriut duhetë të epetë ndë duar njerëzish fajtorë, edhe të kryqëzonetë, edhe të tretënë ditë të ngjalletë.
8Edhe u ranë ndër mënt atyre fialët’ e ati.
9Edhe si u këthyenë nga varri, u dhanë zë për gjithë këto të një-mbë-dhietet edhe gjithë të tierëvet.
10Edhe ishinë Maria Magdhalina, edhe Joanna, edhe Maria, e ëma Jakovit, edhe të tieratë bashkë me ato, të cilat’ u thoshin’ apostojet këto fialë.
11Po fialët’ e atyreve u duknë përpara atyreve posi marrëzi, edhe nuk’ u zininë besë atyre.
12Edhe Pietri u ngre, e vate me vrap ndë varrt; edhe u unj e pa pëlhuratë që ishinë përdhe vetëmë; edhe iku tuke çuditurë me vete për këtë punë.
13Edhe navoka dy vetë prej atyreve tek ishinë tuke vaturë atë ditë ndë një fshat që qjuhej Emmaus, gjashtë-dhietë stadhe larg nga Jerusalimi.
14Edhe ata flisninë ndërmest të tyre për gjithë këto punë që kishinë gjarë.
15Edhe kur po flisnin’ e po haheshinë njëri me jatërinë, u afrua edhe Jisuj vetë, e ecënte bashkë me ata.
16Po syt’ e atyreve mbaheshinë për të mos njohur’ atë.
17Edhe ay u tha atyre: “Ç’janë këto fialë që flitni njëri me jatërinë tuke ecurë, edhe jeni të vrërëtë?”
18Edhe njëri, që e kishte emrinë Kleopë, u përgjeq e tha: “Vetëmë ti qënëke i huaj ndë Jerusalim, edhe s’pasëke marrë vesh se ç’janë bërë nd’ atë ndër këto dit?”
19Edhe ay u tha atyre: “Cilatë?” Edhe ata i thanë: “Punët’ e Jisu Nazoreasit, i cili qe njeri profit, edhe i fortë ndë punë e ndë fialë përpara Perëndisë edhe gjithë llauzit.
20Edhe se si kryepriftërit’ edhe të parëtë tanë e dhanë ndër duar për mundim vdekëje, edhe e kryqëzuanë.
21Edhe neve shpërenim, se ay ishte ay që kishte për të shpërblerë Israilinë. Po mbi gjithë këto, sot ësht’ e treta ditë që kur se u bënë këto.
22Po edhe ca gra prej nesh na habitnë, të cilatë vanë shpejt që me natë ndë varrt.
23Edhe passi nukë gjetnë trupn’ e ati, erthnë tuke thënë, se kishinë parë edhe një të dukur’ ëngjëjsh, të cilëtë thanë, se ay rron.
24Edhe ca prej nesh vanë ndë varrt, edhe gjetnë kështu, sikundrë than’ edhe gratë; po atë nuk e panë.”
25Atëhere ay u tha atyre: “O të marrë, edhe të mënuarë ndë zëmërë për të besuarë gjith’ ato që folnë profitëtë!
26Nukë duhej të pësonte këto Krishti, edhe të hynte ndë lavdi të ti?”
27Edhe zuri që nga Mojsiu, edhe që nga gjithë profitëtë, e u sgjidhte atyre ato që ishinë shkruarë për atë ndëpër gjithë shkronjat.
28Edhe u afruanë ndë fshat, atie ku po vijnë; edhe ay bëri sikur kishte për të vaturë më tej.
29Po ata e shtrënguanë tepër, tuke thënë: “Mbetu bashke me ne, sepse u bë mbrëma edhe u thye dita.” Edhe ay hyri për të mbeturë bashkë me ata.
30Edhe si ndenji ndë mësallë bashkë me ata, mori bukënë, e bekoj, edhe e theu, edhe ua ndau atyre.
31Atëhere u hapnë syt’ atyre, edhe e njohnë; po ay humbi prej sysh atyreve.
32Edhe ata i thanë njëri jatërit: “Nukë digjej zëmëra jonë ndër ne, kur na fliste mb’ udhë, edhe na sgjithte shkronjatë?”
33Edhe u ngritnë nd’ atë orë, edhe u këthyenë ndë Jerusalim, edhe gjetnë mbëledhurë bashkë të një-mbë-dhietëtë, edhe ata që ishinë bashkë me ata, tuke thënë, se:
34“Me të vërtetë Zoti u ngjall, edhe u duk te Simoni.”
35Edhe ata dëfteninë ç’punë gjanë mb’ udhë, edhe si u njoh tek ata mbë të thyerët të bukësë.
36Edhe ata kur po flisninë këto fialë, ay Jisuj vetë qëndroj ndë mest t’atyreve, edhe u thotë: “Paqtim mbë ju.”
37Po ata u trempnë e u frikësuanë, sepse u dukej, se po shihinë ndonjë frymë.
38Edhe ay u tha atyre: “Përse jeni të përzierë? Edhe përse hipënjënë mendime ndë zëmërat tuaja?
39Shihni duart’ e mia edhe këmbët’ e mia, se unë jam ay vetë; zërmëni edhe shihni; se fryma s’ka mish e eshtëra, sikundrë shihni mua se kam.”
40Edhe si tha këtë, u dëfteu duart’ edhe këmbëtë.
41Po ata kur nukë po besoninë nga gëzimi, edhe çuditeshinë, u tha atyre: “Keni ndonjë gjë për të ngrënë këtu?”
42Edhe ata i dhanë një copë peshku të piekurë, edhe hoj mialte.
43Edhe ay mori, e hëngri përpara atyreve.
44Pastaj u tha atyre: “Këto janë ato fialë, që u fola juve, kur ishnjam bashkë me ju, se duhej të mbusheshinë gjith’ ato që janë shkruarë ndë nomt të Mojsiut, edhe ndë profitërit, edhe ndë psallmët për mua.”
45Atëhere u hapi mëndëjen’ atyre, që të merrinë vesh shkronjatë.
46Edhe u tha atyre, se: “Kështu është shkruarë, edhe kështu duhej të hiqte Krishti, edhe të ngjallej prej së vdekurish të tretënë ditë.
47Edhe të leçitej mb’ emërit t’ati pendim edhe ndëjesë fajesh mbë gjithë kombet, tuke zënë që nga Jerusalimi.
48Edhe ju jeni martirë për këto.
49Edhe na unë tek po dërgonj të zotuarët’ e tim et mbi ju; edhe ju rrini ndë qytet të Jerusalimit, gjersa të vishi me fuqi prej së larti.”
50Pastaj i nxori jashtë gjer ndë Vithani; edhe ngriti duart’ e tia e i bekoj.
51Edhe ay tuke bekuar’ ata u nda nga ata, edhe birej lart ndë qiell.
52Edhe ata si iu falnë ati, u këthyenë ndë Jerusalim me gëzim të math.
53Edhe ishinë gjithënjë ndë hieroret, tuke lavduruar’ e tuke bekuarë Perëndinë. Amin.
Aktualisht i përzgjedhur:
LLUKËSË Krej 24.: DERKK79
Thekso
Ndaje
Kopjo
A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr
Interconfessional Bible Society of Albania.

: