«Atë ditë, kumton ZOTI i ushtrive, do t'i shuaj emrat e idhujve prej tokës, që të mos kujtohen më. Do t'i zhduk nga vendi edhe profetët bashkë me shpirtin e papastër. E, në daltë ndonjë profet për të profetizuar, i ati dhe e ëma që i bënë kokën, do t'i thonë: “Mos e paç jetën e gjatë, se rrena fole në emër të ZOTIT”. E atëherë i ati dhe e ëma do ta shporojnë kur të profetizojë. Atë ditë, çdo profet do të turpërohet për vegimet që shpall me profecitë e veta; nuk do ta veshë petkun e leshtë që të fshihet e do të thotë: “Unë nuk jam profet! Jam bujkrob, se më shitën që kur isha i ri”. E në e pyetshin: “Çfarë janë këto plagë në kraharor?”. Do të thotë: “U plagosa në shtëpinë e miqve”». «Zgjohu, o shpatë, kundër bariut tim, kundër të afërtit që kam pranë, kumton ZOTI i ushtrive. Godite bariun, që delet të shpërndahen. Dorën do ta shtrij kundër vocërrakëve. Dy të tretat e mbarë tokës, kumton ZOTI, do të zhbihen, do të marrin fund, vetëm një e treta do të mbijetojë. Nëpër zjarr do ta kaloj këtë të tretë, do ta pastroj siç pastrohet argjendi, do ta sprovoj siç sprovohet ari. Do ta thërrasin ata emrin tim e unë do t'u përgjigjem. Do t'u them: “Populli im” e ata do të thonë: “ZOTI, Perëndia ynë”».
Lexo Zakaria 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zakaria 13:2-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video