Kthehu, o shulamite, kthehu! Kthehu, të të kundrojmë, kthehu! Ç't'i kundroni shulamites që është si vallja mes dy fushimesh? Sa të hijshme i ke këmbët në sandale, o bijë fisnikësh! Vijat e ijëve të tua porsi stoli, vepër kryemjeshtërore. Kërthiza jote si kupë e rrumbullt që s'mbetet kurrë pa verë erëmirë. Barku yt porsi pirg gruri me lilakë rrethuar. Dy gjinjtë e tu si dy kaproj binjakë të drenushës. Qafa jote si kullë fildishi, sytë e ty si pellgjet e Heshbonit te porta e Bat Rabimit. Hunda jote si kullë Libani me pamje nga Damasku. Kokën si Karmeli e ke e flokët porsi purpur, në gërsheta një mbret u zu. Sa e bukur je e sa e hirshme, o dashuri, e tëra kënaqësi. Shtati yt porsi palma, porsi vile gjinjtë e tu. Thashë me vete: «Do t'i ngjitem palmës e do t'ia vjel unë vilet». Qofshin gjinjtë e tu si vile rrushi e porsi era e mollës, era e frymës sate. Qiellza jote si vera më e mirë që rrjedh këndshëm e rrëshqet lëmuar ndër buzë e ndër dhëmbë.
Lexo Kënga e këngëve 7
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Kënga e këngëve 7:1-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video