Netëve, mbi shtrojën time, e kërkova atë që me gjithë shpirt e dua. E kërkova, por s'e gjeta. Do të ngrihem, pra, qytetit ndër udhë e sheshe të endem, atë që me shpirt e dua, ta kërkoj. E kërkova, por s'e gjeta. Më hasën rojtarët, tek silleshin qytetit. «A e patë kund atë që me shpirt e dua?». Fill sa i kalova, e gjeta unë atë që me shpirt e dua. E rroka e nuk do ta lëshoj pa e shtënë në shtëpi të nënës sime, në dhomën e asaj që më ngjizi. Ju përbehem, o bijat e Jerusalemit, pash sorkadhet a sutat e fushës: mos e zgjoni, mos e ngucni dashurinë deri kur t'ia ketë ënda.
Lexo Kënga e këngëve 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Kënga e këngëve 3:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video