Kënga e këngëve, që është e Solomonit. Ah, sikur të më puthë ai! Sikur të më puthë me gojën e vet! Se dashuria jote është më e mirë se vera, erëmirë është vaji yt i këndshëm, e emri yt, si vaj i zbrazur, prandaj edhe vashëzat të duan. Rrëmbemë e le të rendim! Të më shtjerë mbreti në kthinat e veta, që të ngazëllejmë e të gëzojmë falë teje, të kremtojmë me dashurinë tënde më shumë se me verë. Me të drejtë me ty dashurohen. Zeshkane jam, por e pëlqyeshme, o bijat e Jerusalemit, porsi tendat e Kedarit, porsi pëlhurat e Solomonit. Mos shihni se jam e zeshkët, se dielli mua më zuri. U zemëruan me mua bijtë e nënës sime e rojtare vreshtash mua më bënë, por vreshtin tim s'e ruajta. Tregomë, o ti, që dua me gjithë shpirt, nga e kullot ti grigjën tënde, ku mrizon kur bie zhegu? Pse të sillem si endacake unë pas tufave të shokëve të tu? Nëse ti s'e di, o e bukura ndër gra, ec gjurmëve të grigjës e ndanë staneve të barinjve edhat e tu kulloti. Si pelë në koçinë e faraonit, ashtu më ngjan ti, o mikja ime. Joshëse mes vathësh janë faqet e tua e gusha jote me rruaza mbështjellë. Do të bëjmë për ty stoli prej ari me rruzuj të argjendtë.
Lexo Kënga e këngëve 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Kënga e këngëve 1:1-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video