Gratë e qytetit i thanë Naomit: «I bekuar qoftë ZOTI, se nuk të la sot pa trashëgimtar që t'i kujtohet emri në Izrael. Ai do të ta gjallërojë shpirtin dhe do të të mbajë në pleqëri, sepse ta lindi e reja që të do aq shumë dhe që është më e mirë për ty se shtatë djem». Naomi e mori djalin, e vuri në prehër dhe u kujdes për ta rritur. Fqinjat e Naomit thanë: «Naomi u bë me djalë». Prandaj dhe i vunë emrin Obed. Ai është i ati i Jeseut, që është i ati i Davidit. Këta janë pasardhësit e Perecit: Perecit i lindi Hecroni, Hecronit i lindi Rami, Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, Nahshonit i lindi Salmoni, Salmonit i lindi Boazi, Boazit i lindi Obedi, Obedit i lindi Jeseu dhe Jeseut i lindi Davidi.
Lexo Ruta 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ruta 4:14-22
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video