Kështu, u largua bashkë me të rejat nga vendi ku kishte jetuar. Rrugës për t'u kthyer në tokën e Judës, Naomi u tha: «Kthehuni në shtëpitë e nënave tuaja dhe ZOTI qoftë i mirë me ju, siç ishit edhe ju me mua dhe me të vdekurit e mi. ZOTI ju dhëntë qetësi në shtëpitë e burrave tuaj». Dhe pastaj i puthi. Ato qanë me të madhe e i thanë: «Do të kthehemi me ty te populli yt». Por Naomi u tha: «Kthehuni bijat e mia! Përse doni të vini me mua? A mund të lind unë më djem, që të martohen me ju? Kthehuni bijat e mia! Shkoni, sepse jam shumë plakë për t'u martuar. Edhe sikur të thosha se kam ende shpresë për t'u martuar sonte dhe për të lindur bij, a do të pritnit derisa të rriteshin e nuk do të martoheshit? Jo, bijat e mia! Hidhërimi im është tepër i madh për ju, sepse dora e ZOTIT është ngritur kundër meje». Atëherë ato qanë përsëri me të madhe. Pastaj Orpa e puthi të vjehrrën dhe u largua, ndërsa Ruta nuk u nda prej saj. Naomi i tha: «Kunata jote u kthye te populli dhe te perënditë e saj. Shko edhe ti pas saj!».
Lexo Ruta 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ruta 1:7-15
5 Days
Few people do we emotionally relate to in the Bible more than Ruth; a poor, widowed foreigner who made God her priority and watched as He transformed her life. If you’re looking for some encouragement in your circumstances, don’t miss this reading plan!
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video