Në kohën kur qeverisnin gjyqtarët, në vend ra zia e bukës. Atëherë një njeri nga Betlehemi i Judës shkoi për të jetuar bashkë me gruan dhe me dy djemtë në krahinën e Moabit. Ai quhej Elimelek, gruaja e tij Naomi, ndërsa dy djemtë e tij Mahlon e Kilion. Ata ishin efratitë nga Betlehemi i Judës. Kur mbërritën në krahinën e Moabit dhe u vendosën atje, burri i Naomit, Elimeleku, vdiq dhe e la Naomin vetëm me dy djemtë. Dy djemtë u martuan me moabite. Njëra nga gratë quhej Orpa, ndërsa tjetra Ruta. Pas dhjetë vjetësh në atë vend, Mahloni e Kilioni vdiqën që të dy. Kështu, Naomi mbeti pa dy djemtë e pa burrin. Atëherë Naomi u ngrit dhe u largua bashkë me dy të rejat nga krahina e Moabit për t'u kthyer në Judë, sepse kishte dëgjuar në Moab se ZOTI ishte kujtuar për popullin e vet dhe i kishte dhënë bukë. Kështu, u largua bashkë me të rejat nga vendi ku kishte jetuar. Rrugës për t'u kthyer në tokën e Judës, Naomi u tha: «Kthehuni në shtëpitë e nënave tuaja dhe ZOTI qoftë i mirë me ju, siç ishit edhe ju me mua dhe me të vdekurit e mi. ZOTI ju dhëntë qetësi në shtëpitë e burrave tuaj». Dhe pastaj i puthi. Ato qanë me të madhe e i thanë: «Do të kthehemi me ty te populli yt». Por Naomi u tha: «Kthehuni bijat e mia! Përse doni të vini me mua? A mund të lind unë më djem, që të martohen me ju? Kthehuni bijat e mia! Shkoni, sepse jam shumë plakë për t'u martuar. Edhe sikur të thosha se kam ende shpresë për t'u martuar sonte dhe për të lindur bij, a do të pritnit derisa të rriteshin e nuk do të martoheshit? Jo, bijat e mia! Hidhërimi im është tepër i madh për ju, sepse dora e ZOTIT është ngritur kundër meje». Atëherë ato qanë përsëri me të madhe. Pastaj Orpa e puthi të vjehrrën dhe u largua, ndërsa Ruta nuk u nda prej saj.
Lexo Ruta 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Ruta 1:1-14
5 Days
Few people do we emotionally relate to in the Bible more than Ruth; a poor, widowed foreigner who made God her priority and watched as He transformed her life. If you’re looking for some encouragement in your circumstances, don’t miss this reading plan!
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video