Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Romakëve 3:9-20

Romakëve 3:9-20 AL1

Çfarë pra? A kemi epërsi ne judenjtë? Aspak! Sepse sapo e treguam se të gjithë, si judenjtë, edhe helenët, janë nën mëkat, sikurse është shkruar: asnjeri nuk është i drejtë, as edhe një. Nuk gjendet asnjë që kupton. Nuk gjendet asnjë që kërkon Perëndinë. Të gjithë kanë dalë nga udha dhe janë rrënuar. Asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një i vetëm. Gryka e tyre është varr i hapur. Me gjuhë kanë mashtruar. Nën buzë kanë helm nepërkash. Gojën e kanë plot mallkime e hidhësi. Këmbët e tyre vrapojnë për të derdhur gjak. Në udhët e tyre ka rrënim e mjerim. Udhën e paqes nuk e kanë njour, frikën e Perëndisë nuk e kanë parasysh. Ne e dimë se çfarëdo që thotë ligji, e thotë për ata që janë nën këtë ligj, kështu që çdo gojë të heshtë dhe gjithë bota të gjykohet prej Perëndisë. Asnjeri nuk do të bëhet i drejtë para Perëndisë nga veprat që urdhëron ligji, sepse nëpërmjet këtij ligji vjen vetëm njohja e mëkatit.