Romakëve 3:1-8
Romakëve 3:1-8 AL1
Pra, cila është epërsia e judeut? Apo çfarë dobie ka rrethprerja? Ajo ka shumë dobi nga çdo pikëpamje. Së pari, sepse judenjve iu besuan fjalët e Perëndisë. E çfarë, pra? Nëse disa prej tyre nuk i qëndruan besnik Perëndisë, mos vallë mosbesimi i tyre do të shfuqizonte besnikërinë e tij? Larg qoftë! Perëndia është i vërtetë në çdo gjë, megjithëse të gjithë njerëzit janë gënjeshtarë! Sikurse është shkruar: që ti të dalësh i drejtë në fjalët e tua e të triumfosh kur të gjykohesh. Por, nëse padrejtësia jonë nxjerr në pah drejtësinë e Perëndisë, çfarë të themi atëherë? Po të arsyetoja si njeri, do të shtroja pyetjen: mos vallë është i padrejtë Perëndia kur na ndëshkon? Larg qoftë! Përndryshe, si do ta gjykojë Perëndia botën? Nëse gënjeshtra ime nxjerr më në pah të vërtetën e Perëndisë dhe i jep më shumë lavdi atij, përse u dashka të gjykohem ende si mëkatar? Atëherë, përse të mos themi: «Le të bëjmë të keqen, që të vijë e mira!», siç na përflasin disa e na akuzojnë se paskemi thënë? Këta e meritojnë ndëshkimin.

