Po ju them se Krishti u bë shërbëtor i të rrethprerëve për të përmbushur premtimet e dhëna etërve dhe për të treguar se Perëndia është i vërtetë. Ai erdhi edhe që kombet të përlëvdojnë Perëndinë për mëshirën e tij, sikurse është shkruar: prandaj do të të përlëvdoj ndër kombe dhe do të lavdëroj emrin tënd. Përsëri thotë: ngazëlloni, o kombe, me popullin e Perëndisë. Dhe sërish: lavdëroni Zotin të gjitha ju kombe dhe të gjithë popujt e lavdërofshin atë! Isaia thotë edhe: do të vijë rrënja e Jeseut, ai që do të ngrihet për të sunduar kombet. Në të do të shpresojnë kombet. Perëndia i shpresës ju mbushtë plot me gëzim e paqe në besimin tuaj, në mënyrë që me fuqinë e Shpirtit të shenjtë të jeni plot me shpresë.
Lexo Romakëve 15
Dëgjoj Romakëve 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Romakëve 15:8-13
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video