Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç detyrimit për të dashur njëri-tjetrin. Kush e do tjetrin, e ka përmbushur ligjin. Urdhërimet: mos bëj tradhti bashkëshortore, mos vrit, mos vidh , mos lakmo, dhe urdhërimet e tjera përmblidhen në këtë fjalë: duaje të afërtin si veten. Kush e do të afërtin, nuk i bën keq. Prandaj dashuria është përmbushja e ligjit. Bëjeni këtë, sepse ju e dini se në ç'kohëra jetojmë. Tashmë ka ardhur ora për t'u zgjuar nga gjumi. Shpëtimi ynë është më afër tani sesa kur besuam. Nata kaloi e dita po afron. Prandaj të hedhim tej veprat e errësirës e të ngjeshim armët e dritës. Të jetojmë me ndershmëri si ditën, jo në shthurje e dehje, jo në kurvëri e fëlligështi, jo në grindje e smirë. Por vishuni me Zotin Jezu Krisht dhe mos u përpiqni të kënaqni epshet e dobësisë njerëzore.
Lexo Romakëve 13
Dëgjoj Romakëve 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Romakëve 13:8-14
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video