O vëllezër, që të mos mbaheni për të mençur, dua t'ju bëj të njohur këtë shestim të fshehtë të Perëndisë: një pjesë e Izraelit do të vazhdojë në kokëfortësinë e vet, derisa të gjitha kombet e tjera të hyjnë në shpëtimin e Perëndisë. Dhe kështu i gjithë Izraeli do të shpëtohet, sikurse është shkruar: çlirimtari do të vijë nga Sioni; dhe do ta zhdukë mosbesimin nga Jakobi. Kjo është besëlidhja ime me ta, kur t'i fshij mëkatet e tyre. Meqenëse ata e kundërshtuan ungjillin, u bënë armiq të Perëndisë dhe kjo për të mirën tuaj, ndërsa, duke u zgjedhur nga Perëndia, janë të dashur për shkak të etërve. Thirrja dhe dhuratat e Perëndisë janë të pakthyeshme. Ju dikur nuk i bindeshit Perëndisë, por tani keni marrë mëshirë për shkak të mosbindjes së tyre. Po ashtu edhe këta tani nuk i binden Perëndisë, që për shkak të mëshirës që u tregua për ju, të gjejnë edhe ata mëshirë. Perëndia i kyçi të gjithë në mosbindje, që të tregonte mëshirë për të gjithë. O thellësi e pasurisë, e urtisë dhe e njohjes së Perëndisë! Sa të padepërtueshme janë gjykimet e tij dhe sa të pagjurmueshme janë udhët e tij! Po kush e njohu mendjen e Zotit? Apo kush u bë këshilltar i tij? Kush i ka dhënë ndonjëherë ndonjë gjë Perëndisë, që të kërkojë shpërblim prej tij? Sepse prej tij, përmes tij e për të janë të gjitha gjërat. Atij i qoftë lavdia në amshim! Amen!
Lexo Romakëve 11
Dëgjoj Romakëve 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Romakëve 11:25-36
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video