Romakëve 1:14-17
Romakëve 1:14-17 AL1
Unë u detyrohem edhe helenëve, edhe barbarëve, edhe të diturve, edhe të paditurve. Prandaj, për sa më takon mua, jam i gatshëm t'jua shpall ungjillin edhe juve që jeni në Romë. Unë nuk kam turp për ungjillin, sepse ai është fuqia e Perëndisë për shpëtimin e të gjithë atyre që besojnë, për judeun së pari, si dhe për helenin. Në ungjill zbulohet se Perëndia i bën njerëzit të drejtë përmes besimit të plotë, sikurse është shkruar: i drejti do të jetojë prej besimit.

