Para fronit ishte diçka si det i qelqtë që ngjante si kristal. Në qendër, rreth e rrotull fronit ndodheshin katër gjallesa plot me sy para e prapa. Gjallesa e parë ngjante me një luan, e dyta me një viç, e treta e kishte fytyrën si fytyrë njeriu, ndërsa e katërta ngjante me një shqiponjë në fluturim. Secila prej të katër gjallesave kishte nga gjashtë krahë. Përreth e nga brenda ishin plot me sy e nuk pushonin as ditën e as natën së thëni: «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti, Perëndia i gjithëpushtetshëm, ai që ishte, që është e që po vjen». Ndërkohë që gjallesat lëvdonin, nderonin e falënderonin atë që rrinte ulur mbi fron, atë që jeton në shekuj të shekujve, të njëzet e katër pleqtë binin përmbys para atij që rrinte ulur mbi fron dhe adhuronin atë që jeton në shekuj të shekujve, hidhnin kurorat e tyre para fronit dhe thoshin: «I denjë je ti, Zoti e Perëndia ynë, të marrësh lavdinë, nderimin e fuqinë, sepse ti ke krijuar gjithçka dhe me vullnetin tënd u bë e u krijua gjithçka».
Lexo Zbulesa 4
Dëgjoj Zbulesa 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zbulesa 4:6-11
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video