«Ja ku po vij shpejt!», thotë Jezui. «Me vete kam shpërblimin që do t'i jap secilit sipas veprave të tij. Unë jam Alfa e Omega, i pari e i fundit, fillimi e mbarimi. Lum ata që i lajnë rrobat e veta, se do të kenë të drejtë të hanë nga pema e jetës e të hyjnë në qytet nga portat. Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe të gjithë ata që e duan dhe e vënë në zbatim gënjeshtrën. Unë, Jezui, ju kam dërguar engjëllin tim për t'ju dëshmuar këto gjëra nëpër kisha. Unë jam rrënja dhe fisi i Davidit, jam ylli i shndritshëm i mëngjesit». Shpirti dhe nusja thonë: «Eja!». Edhe kush dëgjon, le të thotë: «Eja!». Kush ka etje, le të vijë. Kush dëshiron, le të marrë falas ujin e jetës.
Lexo Zbulesa 22
Dëgjoj Zbulesa 22
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zbulesa 22:12-17
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video