Kur të mbushen të një mijë vjetët, Satani do të zgjidhet nga burgu e do të dalë të mashtrojë kombet në të katër qoshet e tokës, Gogun e Magogun, që t'i mbledhë për luftë. Numri i tyre do të jetë sa rëra e detit. Ata u përhapën anekënd tokës dhe rrethuan fushimin e të shenjtëve dhe qytetin e dashur, por nga qielli zbriti flakë e i përpiu. Atëherë djallin që i kishte mashtruar, e hodhën në liqenin e zjarrtë të squfurit, ku ishin edhe bisha me profetin e rremë. Atje do të mundohen ditë e natë, në shekuj të shekujve. Pastaj pashë një fron të madh, të bardhë dhe atë që rrinte ulur në të, para syve të të cilit ishin zhdukur toka dhe qielli e nuk shiheshin më. Pashë edhe të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që qëndronin para fronit. Atëherë u hapën librat. U hap edhe një libër tjetër, libri i jetës. Të vdekurit u gjykuan sipas veprave të tyre që ishin shkruar në libra. Deti i ktheu të vdekurit që mbante. Po ashtu edhe vdekja e skëterra i kthyen të vdekurit që kishin. Secili u gjykua sipas veprave. Pastaj vdekja e skëterra u hodhën në liqenin e zjarrit. Liqeni i zjarrit është vdekja e dytë. Kush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u hodh në liqenin e zjarrit.
Lexo Zbulesa 20
Dëgjoj Zbulesa 20
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zbulesa 20:7-15
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video