Pastaj dëgjova në qiell një si zë të lartë turme të madhe që tha: «Aleluja! Shpëtimi, lavdia e fuqia i përkasin Perëndisë tonë, se gjykimet e tij janë të vërteta e të drejta. Ai e gjykoi laviren e madhe që e çoi tokën në shthurje me kurvërinë e saj dhe mori shpagim për gjakun e shërbëtorëve të tij të vrarë nga duart e saj». Pastaj thanë përsëri: «Aleluja! Tymi i shkrumbimit të saj ngjitet lart, në shekuj të shekujve». Atëherë të njëzet e katër pleqtë e të katër gjallesat ranë përmbys dhe adhuruan Perëndinë që rri ulur në fron duke thënë: «Amen! Aleluja!». Pastaj nga froni doli një zë që tha: «Lëvdoni Perëndinë tonë të gjithë ju shërbëtorët e tij dhe ju që e druani, të mëdhenj e të vegjël». Dëgjova edhe një si zë turme të madhe, posi ushtimë detesh e bubullimash të forta që tha: «Aleluja! Mbretëroi Zoti, Perëndia ynë i gjithëpushtetshëm. Le të gëzohemi e të ngazëllehemi, le t'i japim lavdi atij, se erdhi dasma e Qengjit dhe nusja është bërë gati».
Lexo Zbulesa 19
Dëgjoj Zbulesa 19
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zbulesa 19:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video