Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Zbulesa 18:9-19

Zbulesa 18:9-19 AL1

Mbretërit e tokës, që bënë kurvëri me të dhe dëfryen me kamjen e saj, do ta qajnë e do të vajtojnë kur të shohin tymin e flakëve të saj. Ata do t'i qëndrojnë larg nga frika e vuajtjeve të saj e do të thonë: “Mjerë! Mjerë ti, o qytet i madh, o qytet i fortë, Babiloni, se brenda një ore të erdhi ndëshkimi!”. Tregtarët e tokës do të qajnë e do të vajtojnë për të, sepse askush nuk ua blen më mallin, mall prej ari e argjendi, gurë të çmuar e margaritarë, pëlhura liri e purpuri, mëndafshi e të kuqe, si dhe gjithfarë drurësh erëmirë e gjithfarë sendesh fildishi e druri shumë të çmuar, bronzi, hekuri e mermeri, kanellë e parfume, temjane, mirrë e livandë, verë e vaj, majë mielli e grurë, gjedhë e dhen, kuaj e qerre, trupa e shpirtra njerëzish. Ata do t'i thonë: “Gjithë të mirat që dëshironte shpirti yt ikën, gjithë pasuritë e madhështitë morën fund e nuk do t'i gjesh më”. Tregtarët që u pasuruan prej saj do të qëndrojnë larg nga frika e vuajtjeve të saj, do të qajnë e do të vajtojnë duke thënë: “Mjerë! Mjerë ti, o qytet i madh, veshur me li të purpurt e të kuq, zbukuruar me ar, gurë të çmuar e margaritarë, se gjithë kjo pasuri u shkretua për një orë!”. Të gjithë kapitenët e anijeve dhe udhëtarët, detarët dhe ata që punonin në lundrim qëndronin larg e thërrisnin duke parë tymin e flakëve të saj: “Cili qytet ngjan me qytetin e madh?”. Hidhnin dhe mbi kokë e thërrisnin, duke qarë e duke vajtuar: “Mjerë! Mjerë qyteti i madh, me pasurinë e të cilit të gjithë ata që kishin anije në det! u pasuruan. Mjerë, se u shkretua për një orë”.