Pastaj dëgjova një zë tjetër nga qielli që tha: «Populli im, dilni prej saj, që të mos bëheni pjesëtarë të mëkateve të saj e të mos merrni plagë nga plagët e saj. Se, mëkatet e saj arritën deri në qiell dhe Perëndia i kujtoi padrejtësitë e saj. Silluni me të siç u soll ajo me ju, shpërblejani dyfish veprat, ndërsa kupën që ju dha të pini, mbushjani dy herë më shumë. Jepini asaj po aq mundim e vajtim, sa i dha lavdi e kamje vetes, ajo që vazhdon të thotë në zemrën e vet: “Unë rri ulur si mbretëreshë, nuk jam vejushë, nuk do të shoh kurrë vajtim me sy”. Prandaj në një ditë të vetme do të mblidhen plagët e saj: vdekja, vajtimi e zia e bukës. Ajo do të digjet e tëra në zjarr, se Zoti Perëndi që e gjykon është i fuqishëm.
Lexo Zbulesa 18
Dëgjoj Zbulesa 18
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zbulesa 18:4-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video