Pastaj pashë një engjëll tjetër që po zbriste nga qielli. Ai kishte pushtet të madh dhe toka u ndriçua nga lavdia e tij. Atëherë engjëlli thirri me zë të lartë: «Ra, ra Babilonia e madhe! Ra e u bë banesë djajsh, strofull e çdo shpirti të ndyrë, shpendi të papastër e bishe të fëlliqur e të urryer. Me verën e zemërimit të kurvërisë së saj u dehën gjithë kombet. Mbretërit e tokës bënë kurvëri me të, ndërsa tregtarët e tokës u pasuruan me kamjen e saj të shfrenuar».
Lexo Zbulesa 18
Dëgjoj Zbulesa 18
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zbulesa 18:1-3
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video