Pastaj, njëri nga shtatë engjëjt që mbanin shtatë kupat erdhi e më tha: «Eja të të tregoj gjykimin e lavires së madhe, që shtrihet përgjatë ujërave të shumtë. Me të kurvëruan mbretërit e tokës dhe nga vera e kurvërisë së saj u dehën banorët e tokës». Dhe më çoi në shkretëtirë, rrëmbyer nga Shpirti. Atje pashë një grua që rrinte ulur mbi një bishë të kuqe plot me emra fyes. Bisha kishte shtatë kokë e dhjetë brirë. Gruaja ishte veshur me të purpura e të kuqe, e zbukuruar me ar, gurë të çmuar e margaritarë. Në dorë mbante një kupë të artë mbushur me fëlliqësitë dhe ndyrësitë e kurvërisë së saj. Mbi ballë kishte të shkruar një emër me kuptim të fshehtë «Babilonia e madhe, nëna e lavireve dhe e fëlliqësive të dheut». Pastaj pashë gruan që ishte dehur me gjakun e të shenjtëve dhe dëshmorëve të Jezuit. Kur e pashë, shtanga nga habia e madhe.
Lexo Zbulesa 17
Dëgjoj Zbulesa 17
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zbulesa 17:1-6
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video