Pastaj nga tempulli dëgjova një zë të lartë që u tha shtatë engjëjve: «Shkoni e derdhni në tokë shtatë kupat e zemërimit të Perëndisë». Engjëlli i parë shkoi dhe derdhi kupën e tij në tokë. Atëherë një plagë e keqe dhe e dhimbshme i zuri njerëzit që kishin damkën e bishës dhe ata që adhuronin shëmbëlltyrën e saj. Engjëlli i dytë e derdhi kupën e tij në det dhe uji i detit u bë gjak si gjaku i të vdekurit dhe të gjitha gjallesat e detit ngordhën. Engjëlli i tretë e derdhi kupën e tij në lumenjtë e në burimet e ujërave dhe ato u bënë gjak. Pastaj dëgjova engjëllin e ujërave që tha: «I drejtë je ti, o i shenjtë, që je dhe që ishe, sepse gjykove drejt. Ata derdhën gjak të shenjtësh e profetësh dhe ti gjak u dhe për të pirë, se e meritonin». Pastaj dëgjova një zë nga altari që tha: «Po, o Zot, Perëndi i gjithëpushtetshëm, të vërteta e të drejta janë gjykimet e tua».
Lexo Zbulesa 16
Dëgjoj Zbulesa 16
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zbulesa 16:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video