Pastaj pashë në qiell një shenjë të madhe e të mahnitshme, shtatë engjëj që kishin shtatë plagët e fundit. Me to përfundoi zemërimi i Perëndisë. Pashë edhe diçka si det të qelqtë përzier me zjarr, si edhe ata që kishin mundur bishën, shëmbëlltyrën e saj dhe numrin e emrit të saj. Ata qëndronin mbi detin e qelqtë me harpat e Perëndisë në duar dhe këndonin këngën e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë dhe këngën e Qengjit: «Të mëdha e të mrekullueshme janë veprat e tua, o Zot, Perëndi i gjithëpushtetshëm! Të drejta e të vërteta udhët e tua, o mbret i kombeve! Kush nuk do të të druajë ty, o Zot, kush nuk do ta përlëvdojë emrin tënd? Vetëm ti je i shenjtë dhe gjithë kombet do të vijnë e do të të adhurojnë, se u shfaqën të gjitha veprat e tua të drejta».
Lexo Zbulesa 15
Dëgjoj Zbulesa 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zbulesa 15:1-4
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video