I ra trumbetës engjëlli i shtatë. Atëherë në qiell u dëgjuan zëra të lartë që thoshin: «Mbretërimi i botës i përket Zotit tonë dhe Krishtit të tij, ai do të mbretërojë në shekuj të shekujve». Njëzet e katër pleqtë që qëndronin të ulur nëpër frone para Perëndisë, ranë me fytyrë përdhe dhe adhuruan Perëndinë kështu: «Të falënderojmë, o Zot, Perëndi i gjithëpushtetshëm, që je e që ishe, sepse e more në dorë fuqinë tënde të madhe dhe mbretëron. Kombet u zemëruan, por ja ku erdhi zemërimi yt! Erdhi koha për të gjykuar të vdekurit, për t'u dhënë shpërblimin shërbëtorëve të tu, profetëve, të shenjtëve, atyre që e druajnë emrin tënd, të vegjëlve e të mëdhenjve dhe për të shkatërruar ata që shkatërrojnë tokën». Pastaj u hap tempulli i Perëndisë në qiell dhe atje u duk arka e besëlidhjes së tij. Atëherë shpërthyen vetëtima, zëra, bubullima, tërmet dhe një breshër i fortë.
Lexo Zbulesa 11
Dëgjoj Zbulesa 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zbulesa 11:15-19
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video