Pastaj pashë një engjëll tjetër të fortë që zbriste prej qiellit. Ai ishte i mbështjellë me re dhe në kokë kishte një ylber. Fytyra e tij ishte si dielli, ndërsa këmbët i kishte si shtylla zjarri. Ai mbante në dorë një libër të vogël të hapur. Këmbën e djathtë e vuri mbi det, të majtën mbi tokë dhe thirri me zë të fortë siç ulërin luani. Kur thirri engjëlli, gjëmuan edhe shtatë bubullimat. Kur gjëmuan shtatë bubullimat, doja të shkruaja, por dëgjova një zë nga qielli që më tha: «Mbaji të fshehta ato që thanë shtatë bubullimat e mos i shkruaj».
Lexo Zbulesa 10
Dëgjoj Zbulesa 10
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Zbulesa 10:1-4
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video