Këndojini ZOTIT një këngë të re! Le t'i këndojë ZOTIT dheu mbarë! Këndojini ZOTIT, bekoni emrin e tij, shpëtimin e tij ditë për ditë kumtoni! Rrëfeni ndër kombe lavdinë e tij, ndër popuj mbarë mrekullitë e tij! Se i madh është ZOTI e fort i lavdërueshëm, më i tmerrshëm se të gjithë perënditë. Se gjithë perënditë e popujve janë të kotë, por ZOTI bëri qiejt. Para tij shkëlqim e madhështi, në shenjtëroren e tij fuqi e bukuri. Jepini ZOTIT, o fiset e popujve, Jepini ZOTIT lavdi e fuqi! Jepini ZOTIT lavdinë e emrit të tij, kushtojini fli dhe ejani në oborret e tij! Adhuroni ZOTIN e stolisur me shenjtëri; mbarë toka le të dridhet para tij!
Lexo Psalmet 96
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 96:1-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video