Se ai që ndëshkon gjakatarët u kujtua dhe klithmën e skamnorëve nuk e harroi. Mëshiromë, o ZOT, që prej portave të vdekjes më shpëton. Shiko si më poshtëruan ata që më urrejnë, që tërë lavditë e tua të shpall dhe te portat e Sionit të ngazëllej për shpëtimin tënd. Kombet ranë në gropën që hapën vetë, laku që vetë e vunë ua zuri këmbën. ZOTI e dëfteu veten dhe bëri drejtësi, e zuri të paudhin në grackën që vetë kishte ngritur. higajon selah Në skëterrë rënçin të paudhët, mbarë ato kombe që harrojnë Perëndinë. Se nevojtari nuk do të harrohet kurrë, dhe shpresa e fatkeqëve nuk do të humbë asnjëherë. Ngrihu, o ZOT, që të mos dalë më i fortë njeriu, që kombet të gjykohen prej teje.
Lexo Psalmet 9
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 9:13-20
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video