O ZOT, Perëndia i shpëtimit tim, ty të thërras ditë e natë. Lutja ime mbërrittë te ti, vëri vesh kujës sime. Më është mbushur shpirti me të këqija, jeta ime është pranë skëterrës. Më radhitin me ata që kallen në varr, jam bërë si njeri pa forcë. Endem mes të vdekurve, si të vrarët që dergjen varreve, si ata që ti nuk i kujton më, që janë shkëputur nga dora jote. Më ke plandosur në gropën më të thellë, në skutat më të errëta të thellësive. Mbi mua rëndon zemërimi yt, mbi mua përplasen gjithë dallgët e tua. selah Largove prej meje të njohurit e mi, më bëre të neveritshëm për ta. Jam mbyllur brenda e më nuk dal, sytë më janë venitur prej mjerimit. Ty të kam thirrur përditë, o ZOT, duart drejt teje i kam shtrirë. Pse, për të vdekurit do t'i bësh mrekullitë? Mos do të ngrihen hijet e të vdekurve të të përlëvdojnë? selah Mos ka për të folur kush në varr për mirësinë tënde, apo për besnikërinë tënde në vendin e shkatërrimit? Mos kanë për t'u njohur në errësirë mrekullitë e tua, apo drejtësia jote në vendin e harresës? Por unë të thërras ty, o ZOT, për ndihmë, lutja ime mbërrin para teje që në mëngjes. Përse më hedh tej, o ZOT? Përse e fsheh fytyrën prej meje? I mjerë jam unë e në prag të vdekjes që në rini, vuaj prej tmerreve të tua plot dëshpërim. Më mbulojnë zemërimet e tua, tmerret e tua më rrënojnë. Më rrethojnë si uji tërë ditën, vërshojnë mbi mua nga të gjitha anët.
Lexo Psalmet 88
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 88:1-18
7 Days
Depression can affect anyone of any age for any number of reasons. This seven-day plan will guide you to the Counselor. Quiet your mind and heart as you read the Bible and you will discover peace, strength, and everlasting love. For more content, check out finds.life.church.
21 Days
Learn how best to pray, both from the prayers of the faithful and from the words of Jesus Himself. Find encouragement to keep taking your requests to God every day, with persistence and patience. Explore examples of empty, self righteous prayers, balanced against the pure prayers of those with clean hearts. Pray constantly.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video