Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Psalmet 86:1-10

Psalmet 86:1-10 AL1

Mba vesh, o ZOT, e më dëgjo, se jam skamnor e nevojtar. Ruaje shpirtin tim, se jam besniku yt, o Perëndia im. Shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti. Mëshiromë, o Zot, se ty të thërras gjithë ditën. Gëzoja shpirtin shërbëtorit tënd, se te ti, o Zot, e lartësoj shpirtin tim. Ti je i mirë, o Zot, i gatshëm për të falur e plot mirësi për ata që të thërrasin. Vëri vesh lutjes sime, o ZOT, dëgjoje zërin e përgjërimit tim. Ditën e fatkeqësisë të thërras, sepse ti më përgjigjesh. Nuk ka si ty mes perëndive, o Zot, nuk ka si veprat e tua. Ti i krijove të gjitha kombet, para teje do të vijnë e do të përkulen dhe emrin tënd do të lavdërojnë, o Zot. Ti je i madh e bën mrekulli, vetëm ti je Perëndi.