Sa të dashura janë banesat e tua, o ZOT i ushtrive! Përmallohet e këputet shpirti im për oborret e Perëndisë, ngazëllen zemra ime e trupi im për Perëndinë e gjallë. Edhe trumcaku e gjen strehën e vet, dallëndyshja folenë, për të vënë zogjtë, tek altarët e tu, o ZOT i ushtrive, o mbreti im dhe Perëndia im. Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde e të lavdërojnë përgjithmonë. selah Lum ata, që e gjejnë forcën te ti dhe kanë për zemër shtegtimin. Teksa kalojnë nëpër luginën e Bakasë, e shndërrojnë në vend burimesh dhe shiu i parë e mbulon me bekime. Ecin e bëhen gjithnjë e më të fortë dhe dalin para Perëndisë në Sion. O ZOT, Perëndi i ushtrive, dëgjoje lutjen time, mba vesh, o Perëndi i Jakobit. selah Shiko, o Perëndi, mburoja jonë, vështroje fytyrën e të vajosurit tënd. Një ditë në oborret e tua është më mirë se një mijë ditë gjetiu. Më mirë në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, sesa në tendat e të paudhëve. Se diell e shqyt është ZOTI Perëndi, ZOTI është dhuruesi i hirit e lavdisë. Ai nuk ua mohon të mirat atyre që jetojnë me ndershmëri.
Lexo Psalmet 84
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 84:1-12
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video