Perëndia u ngrit në kuvendin hyjnor e në mes të perëndive shpall gjykim: «Deri kur do të gjykoni padrejtësisht e anën e të paudhëve do të mbani? selah Jepini të drejtën të mjerit e jetimit, bëjini drejtësi të vuajturit e skamnorit. Çlirojeni të mjerin e nevojtarin, prej dorës së të paudhëve shpëtojini. As dinë e as kuptojnë, nëpër terr enden; tranden gjithë themelet e tokës». E unë thashë: «Jeni perëndi, të gjithë jeni bij të të Tejlartit. Por do të vdisni si çdo njeri, si çdo prijës do të bini». Ngrihu, o Perëndi, gjyko tokën, se ti do të trashëgosh tërë kombet.
Lexo Psalmet 82
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Psalmet 82:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video